Dëmtimi i një gypi, disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm
23/09/2021 21:51
Prishtinë – Punimet individuale, gërmimet private, shpeshherë po krijojnë probleme në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.
Një dëmtim i tillë ka ndodhur sonte rreth orës 20:00, ku nga disa gërmime private është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në lagjen “Nic”.
Me këtë rast, KRU “Prishtina’ është detyruar të ndërpres furnizimin me ujë nga ai gyp, deri në sanimin e defektit.
Pa furnizim me ujë të pijshëm mbesin: Lagjja “Nic”, lagjja “Veternik”, pjesët kah lagjja “Qëndresa”, Çagllavica, fshati Miradi, lagjja “Qershia”, “Swiss Village”, Lagjja “Priam Village”.
Top Channel