Psikologia 25 vjeçare qëllohet për vdekje me thikë, bashkëshorti xheloz hedh trupin nga ballkoni (fotot)

22/09/2021 15:55

Nëna e dy fëmijëve Alexandra Mursalova disa ditë para vdekjes kishte postuar në rrjetet sociale se bashkëshorti Rustam Mursalov e kishte kërcënuar ta vriste me thikë, atë dhe dy fëmijët në Rusi.

Dhe rrjedhimisht psikologia dhe terapistja e njohur e marredhenieve, u vra me goditje të shumta thike nga bashkëshorti i saj xheloz, i cili më pas kishte hedhur trupin e saj nga të paktën 40 metra lartësi.

Vrasësi  24 vjeçar Rustam Mursalov, gjithashtu stërvitës personal, kishte qëlluan bashkëshorten e tij mes të tjerash në qafë e në kokë në qytetin veri perëndimor rus të Shën Petersburg.

Mursalov i cili ishte xheloz per fitimet e gruas se tij, kishte pranuar vrasjen e nënës së dy fëmijëve të tij për arsye “xhelozie”, sipas policisë vendase, shkruan britanikja Daily Star.

Alexandra punonte me klientë të pasur në Shën Petersburg dhe në faqen e saj të internetit shkruante se “i mësonte njerëzve të dashuronin – të zbulonin problemin brenda 15 minutave. Çdo gjë zgjidhet me katër sesione.”

Viktima Alexandra Mursalova

Ndërsa në mediat sociale ajo i dokumentonte me sinqeritet mijëra ndjeke save për trazirat në martesën e saj, madje kishte postuar publikisht disa ditë para vdekjes sesi burri kishte kërcënuar ta vriste atë dhe fëmijët e tyre.

Më 15 shtator ajo shkruante publikisht: “Ai trokiti në derë, më tha se do të vrasë mua dhe dy fëmijët dhe më pas do të hidhet poshtë (nga lartësia)”.

“Mora fëmijët dhe ndryshova apartament, por ai vjen çdo natë, merr në cetofon, zgjon fëmijët dhe i tremb”.

Nuk ishte e qartë nëse gruaja fatkeqe kishte kontaktuar me policinë pas këtyre incidenteve.

Por prej kërcënimeve ajo kishte marrë dy vajzat për të jetuar larg bashkëshortit.

Ajo shkruante më tej: “Ju i mbani mend rregullat që ju kam thënë kur keni të bënë me një abuzues-manipulator;

“1. Caktoni kufij të qartë, mënyrën sesi mund ose nuk mund të të trajtojë.

“2. Kur nuk i respekton kushtet, largohuni ose injorohemi. Mos komunikoni me abuzuesin, ai e pëlqen shumë këtë. Ky është qëllimi i performancës së tij.”

Pas vdekjes së saj Mursalov ishte larguar por më vonë ishte dorëzuar te policia dhe kishte pranuar vrasjen, njoftonin rrjetet vendase.

“Ai kishte përgatitur një thikë për sulmin dhe kishte larguar fëmijët te të afërmit që të mos dëshmonin tmerrin. Mbrëmjen e 21 shtatorit ai priti bashkëshorten e cial erdhi e shoqëruar nga një burrë tjetër. në shkallët e apartamenteve kishte pasur përleshje me burrin tjetër. Por rrjedhimisht ai kishte mbetur vetëm me bashkëshorten kur e qëlloi të paktën dhjetë herë me thikë”, tha policia.

Trupi i gruas u gjet më vonë i hedhur nga ballkoni i katit të 13’të.

Në postimet e saj gruaja tregonte më herët sesi bashkëshorti ishte xheloz për fitimet e saj.

“Bashkëshorti me merr celularin që të mos punoj, që të mos fitoj më para,” shkruante vajza.

“Më pas ne shkuam për terapi familjare. Kjo e bëri gjithçka më të lehtë, mosmarrëveshjet sikur u sheshuan, ai pranoi se kishte gabuar”.

“Gjatë gjithë verës marrëdhënia jonë ishte shumë mirë. Periudha më e mirë bashkë”.

Por lidhja e tyre kishin ndryshuar në gusht, kur ajo tregonte se Mursalov ishte tërbuar përsëri.

“Paratë ishin një pengesë konstante në marrëdhënien tonë,” shkruante ajo në postime.

“Sot burri më tha se paratë prishin gjithçka dhe se një ditë do të duhet të zgjedh mes tij dhe parave”.

Ajo vijonte: “E dua burrin tim, por nuk gati të heq dorë nga dëshirat e mia”.

Mursalov është tashmë i arrestuar.

FOTO GALERI
2/4
Skena ku Mursalov vrau nenen e dy femijeve te tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA