Policia kroate zgjidh misterin e gruas pa kujtesë të gjetur në shkëmbinjtë në ishull (fotot)

22/09/2021 20:39

Policia kroate tha se Daniela Adamcova, është një qytetare sllovake që ka jetuar prej vitesh në Los Angeles, ku dizenjonte bizhuteri për yjet e Hollywood

Një grua e shpëtuar nga një ishull shkëmbor në Kroaci, pa kujtesë sesi apo me kë kishte ardhur aty, është identifikuar së fundmi nga autoritetet vendore si një ish-dizajner nga Sllovakia, që krijonte bizhuteri për yje amerikane të ekranit si Diana Ross.

Ata emeruan sot gruan e humbur si Daniela ose Dana Adamcova, 57 vjeçe, duke thënë se identiteti i saj është konfirmuar nga miq e të njohur të saj në Kroaci e Sllovaki, të cilët e njohën nga fotografitë e publikuara prej të hënës.

Rrjeti vendas 24Sata  tha se konfirmimi i identitetit të Adamcova erdhi gjithashtu nga SHBA, ku ajo jetonte shpesh deri në vitin 2015, duke prodhuar bixhuteri për yje si Brigitte Bardot e Barbra Streisand.

Gruaja ishte gjetur në datën 12 shtator në ishullin kroat Krk, ulur në shkëmbinjtë e thepisur bregdetarë. Policia tha se ajo fliste anglishte të përkryer, por nuk kishte mjete identifikimi apo celular.

Zyrtarët e përshkruanin gjendjen e saj si të qëndrueshme, fillimisht në spitalin e Rijeka dhe më pas nga shërbimet sociale.

Një e njohura e saj, Nina Smidt, tha për rrjetin  Daily Beast se Adamcova kishte punuar pak kohë në kompaninë e saj në 2015, e rekomanduar nga një organizatë bamirësie që ndihmon të pastrehët të gjejnë punë.

Adamcova raportohet se ishte kthyer në Sllokavi në 2000 pas divorcit të saj dhe qëndroi aty deri në 2008. Në vitet 2015 deri në 2018 ajo raportohet se ka qenë në Irlandë, duke punuar në pikat e ndihmës për të pastrehët.

Një mik i saj që jeton në Zagreb gjithashtu njohu Adamcova nga foto e policisë, ndërsa dy turistë çekë e mbanin mend atë pasi kishin qëndruar pranë në një rezort kroat në Dalmaci. Ata thanë se ajo ishte nga Sllovakia dhe kishte ardhur vetë.

FOTO GALERI
2/7
Konfirmimi i identitetit të Adamcova erdhi gjithashtu nga SHBA, ku ajo jetonte shpesh deri në vitin 2015

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA