Partnerja e aktorit Nick Cannon i vendos ultimatum: Nëse bëhet baba për herë të 13-të, i jap fund lidhjes 11/10 19:56
Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale mes imamit Ahmed Kalaja dhe pastorit Akil Pano ka shkaktuar shumë reagime. Sipas imamit Kalaja dhe pastorit Pano takimi i tyre ka qenë për të diskutuar rreth familjes pasi personat Gay po e dëmtojnë atë.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe biznesmeni gay, Elton Ilirjani i cili me anë të disa postimeve në Instagram ka shprehur qëndrimin e tij. Ilrijani nuk e quan veten islamofob dhe thotë se asnjë religjon nuk do t’i pengojë ata si komunitet të bëjnë dashuri.
“Ne nuk jemi islamofob. Në bëjmë dashuri dhe dashuria do të triumfojë”- shkruan ndër të tjera biznesmeni gay.
Top Channel