Pas dy rezultateve jo të mira Monaco u rikthye te fitorja në ligën e parë franceze teksa mposhti me shifrat 3-1 St Ettiene në stadiumin “Luigji i Dytë” në Montecarlo.

Kevin Volland hapi serinë e golave në minutën e 27-të, ndërsa në të 33-ën gjërat u bënë më të thjeshta për skuadrën e Niko Kovac pasi Green u largua me karton të kuq duke lënë St Ettiene me një lojtar më pak në fushë.

Megjithatë nga ky episod miqtë morën zemër dhe barazuan shifrat me Bouanga në minutën e 41-të. Gjithsesi inferioritetin numerik St Ettiene e ndjeu në pjesën e dytë me Monacon që shënoi dy gola të tjerë me sulmuesin Ben Yedder duke triumfuar 3-1 në këtë sfidë.

Me këtë sukses Monaco u ngjit në kuotën e 8 pikëve, po aq sa edhe kampionët në fuqi të Francës Lille që pas dy humbjesh rresht u rikthyen te fitorja falë triumfit 2-1 ndaj Reims me golat e David dhe Andre.

Fitore e madhe për Rennes që mposhti 6-0 Clermont ndërkohë që Montpellier dhe Bordeaux ndanë pikët në një barazim rokambolesk 3-3. Fitore dhe për Nantes që mposhti 3-1 Brest.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA