Milioneri amerikan Leon Black përdhunoi gruan në vilën e Jeffrey Epstein – padia (fotot)

22/09/2021 16:50

Një grua e dytë ka akuzuar investitorin amerikan Leon Black se e ka përdhunuar në vitin 2002 në vilën e mikut të tij pedofil Jeffrey Epstein në New York, thuhej në dokumentet e gjyqit.

Gruaja e identifikuar në dokumente si Jane Doe, thotë se sulmi seksual ndodhi pasi Epstein e kishte udhëzuar t’i bënte Black një masazh $300. Gruaja thotë se kishte pranuar të kryente masazhin për të fituar paratë, pasi ishte nënë e vetme dhe në nevojë.

“Por menjëherë u bë e qartë se Black kishte plane të tjera, përveç masazhit që Doe po i bënte e veshur me bikini,” thuhej në padinë e bërë dje në gjykatën e lartë të Manhattan.

“Më pas, Black e mori atë në tavolinën e masazhit dhe e vendosi poshtë veten në mënyrë të dhunshme. Zonjusha Doe pësoi dhimbje të mëdha, saqë mezi fliste apo merrte frymë”, thuhet në padi.

Akuzat e rënda kundër financierit Black, pasuria e të cilit llogaritet në 9 miliardë dollarë, i shtohen atyre të modeles ruse Guzel Ganieva dhe gjykata pritet të aprovojë shtimin e padisë së Jane Doe në atë të Ganieva.

Jane Doe nuk e kishte denoncuar Black asokohe, i cili ishte nga njerëzit më të fuqishëm në bursën e Wall Street.

Ndërsa Ganieva akuzon kreun e grupit financier Apollo Global Management, se e kishte surprizuar me një udhëtim në vilën e Epstein në Palm Beach, Florida në vitin 2008. Atje Black e kishte detyruar të bënte seks me të dhe trafikantin tashmë të vdekur të minoreneve, thuhet në padi.

Asokohe Epstein ishte në liri me kusht pikerisht me akuza shfrytëzimi seksual të një 17-vjeçareje në vilën e tij në Palm Beach. Ganieva thotë se Black një herë i kishte thënë se Epstein “kujdeset për vajza të vogla” dhe se “këtë punë po e bënte shumë mirë.”

“Black kishte bërë shumë komente ndaj Ganieva për aktivitetet seksuale të Epstein, çka bënin të qartë se Black ishte në dijeni të të gjithë masës së perversitetit të financierit hebre Epstein”, thuhet në padi.

Black i referohej Epstein dhe producentit të dënuar për përdhunim Harvey Weinstein, me fjalë si “miqtë e mi më të mirë,” ka thënë Ganieva.

Epstein raportohet se vari veten në qeli në gusht 2019 teksa priste dënimin për trafikim minorenesh për miqtë e tij të shoqërisë së lartë të New York, të cilët më pas me videot e seksit i shantazhonte për favore.

Black thotë se është i pafajshëm dhe se ka bërë seks “konsensual” me  Ganieva. Madje thotë se pas ndarjes ajo tentoi ta zhvaste.

FOTO GALERI
3/5
Jane Doe nuk e kishte denoncuar Black asokohe, i cili ishte nga njerëzit më të fuqishëm në bursën e Wall Street.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA