Në të gjithë segmentin e rrugës Mitrovicë-Jarinjë gjatë mbrëmjes lëviznin shumë pak makina.
Ekipi Top Channel vërejti vetëm dy makina policie të stacionuara burë rrugës.
Ndërsa në pjesën e bllokuar me mjete të tonazhit të rëndë në Jarinjë janë të shumta forcat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR.
Megjithëse situata 60 km në veri në pikën kufitare të Jarinjës mbetet e pandryshuar, mëngjesi i të mërkurës e gjeti Mitrovicën në rutinën e përditshme.
Situata e ditëve të fundit deri diku ka kthyer frikën. Kjo reflektohet tek qytetarët e Mitrovicës të cilët janë hezitues të flasin përpara kamerës kur tenton ti marrësh një koment për zhvillimet në Jarinjë. Jashtë kamerës shprehen mbështetës të vendimit të qeverisë Kurti.
Njëri prej tyre tha se bllokimi pikës së Jarinjës do të vijojë deri në momentit kur Serbia do të marrë diçka mbrapsht e mos ta lejojë këtë aksion reciprociteti si një fitore të Albin Kurtit.
Një taksist na tregon jashtë kamerës, se koleget e tij serb kanë nisur të marrin targat provizore.
Një zyrtar i departamentit të targave i tha Top Channel se në këtë zyrë dhe në të tjera të ngjashme në Veri të Mitrovicës paraqiten qytetarë të cilët pasi paguajnë 5 euro marrin targat e përkohshme.
Qeveria e Kosovës thotë se deri më tani janë lëshuar mbi 1500 targa provizore.
Prej çlirimit të Kaosovës ura e Ibrit vijon ta mbajë të ndarë Mitrovicën në dy pjesë. E ndërsa këtu situata mbetet e pandryshuar, nisja e aplikimit e targave të përkohshme për automjetet që hynë nga Serbia në Kosovë për të tretën ditë po mban të bllokuara pikat kufitare të Jarinjës dhe atë në Bërnjak duke treguar edhe njëherë tjetër brishtësinë e marrëdhënieve Prishtinë Beograd dhe të qenurit shumë larg të zgjidhjes së problemeve të vjetra dhe të reja.
Top Channel