Godet me grusht infermieren që i vaksinoi gruan, kanadezi kërkohet nga policia (fotot)

22/09/2021 20:00

Një burrë ka sulmuar fizikisht një infermiere femër pasi i kishte injektuar të shoqes vaksinën e Covid-19 “pa autorizimin e tij”.

Policia në krahinën kanadeze të Quebec tha se janë në kërkim të burrit që goditi infermieren me grusht në fytyrë sepse i kishte injektuar gruan pa lejen e tij.

Ngjarja ndodhi të hënën në një farmaci të qytezës Sherbrooke, 155 kilometra në juglindje të Montreal, e lejuar të administronte vaksina, tha zëdhënësi i policisë Martin Carrier.

“I dyshuari kishte hyrë drejtpërdrejt në zyrën e injeksioneve dhe kishte goditur infermieren,” tha Carrier.

Burri raportohej se ishte shokuar kur mësoi se gruaja e tij kishte bërë vaksinën në një farmaci dhe për më tepër “pa autorizimin e tij”, dhe kishte goditur në fytyrë infermieren duke e plagosur, shtoi Carrier.

Në shumë vende infermierët po përballen me abuzim për zbatimin e politikave të vaksinimit, përveç përballjes së më hershme me pandeminë e Covid-19.

Në rastin në fjalë nuk është e qartë nëse i dyshuari  ishte kundër vaksinimit apo faktit se gruaja e kishte marrë injeksionin pa lejen e tij.

Protestat anti-vaksine janë përshkallëzuar së fundmi në Kanada para zgjedhjeve federale të kësaj jave, të fituara sërish nga Justin Trudeau. Provinca e British Columbia mbylli shkollat kësaj jave.

FOTO GALERI
2/3
Burri që goditi infermieren me grusht në fytyrë sepse i kishte injektuar gruan pa lejen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA