Elbasan/ Furgoni i burgut përplaset me karrocën, dyshohet se në mjet ishte Sokol Sanxhaktari (i dyshuar për vrasjen e Florian Lamçes)

22/09/2021 15:14

Këto janë pamjet e rënda nga aksidenti në Elbasan ku furgoni i burgut përplasi një karrocë me kalë, ku fatmirësisht karrocieri shpëtoi pa lëndime të rënda.

Dyshohet se furgoni transportonte të dyshuarin për vrasje Sokol Sanxhaktari. Sanxhaktari i cili ndodhej në paraburgim po dërgohej për në gjyq.

Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdinit dhe është i dyshuar për vrasjen e Floarian Lamçes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në korrik të vitit të kaluar në ambientet e lokal “Piazza del sol”, në qendër të Elbasanit. Sanxhaktari, Lamçe, Hajdari dhe tre persona të tjerë kishin konsumuar pije alkoolike dhe më pas ishin konfliktuar me njëri tjetrin.

Përplasja kishte vazhduar me përdorimin e sendeve të forta dhe si pasojë shtetasi Florian Lamçe humbi jetën.

Dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit dëshmoi për policinë se me viktimën kishin pasur lidhje miqësie dhe se ishte i shokuar për ngjarjen, pasi nuk mbante mend asgjë. Sanxhaktari është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi ka konsumuar vepra penale edhe më herët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA