Gazetari Bledian Koka thotë se për politikën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ka një dosje shumë problematike, në lidhje me aktivitetin e tij në tokën amerikane.
I ftuar në emisionin “Top Talk”, në Top Channel, Koka tha se Basha duhet të gjykohet mirë në lidhje me dëshminë që ka dhënë lobisti i njohur amerikan pranë Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Nik Muzin.
Koka shtoi se që çështja e Bashës të mbyllen në Prokurorinë shqiptare si pastrim parash është bërë me asistencën dhe ndihmën e PS.
Koka: Ka një dosje shumë problematike për politikën e zotit Basha, jo për atë e çfarë ka bërë në Shqipëri, por për atë që ka bërë në tokën amerikane. E vërteta është që këtu si çështje është gjykuar dhe është çështja e parave ruse dhe është mbyllur me pastrim parash, por që nuk është tamam ajo që zoti Basha duhet të ishte gjykuar.
Ajo që Basha duhet të gjykohet mirë dhe nëse do kishte SPAK do ta adresonte këtë çështje ka të bëjë pikërisht me dëshminë që ka dhënë lobisti i njohur amerikan pranë Departamentit të Drejtësisë në SHBA, zoti Nik Muzin, që ka qenë një letërporosi e Prokurorisë shqiptare për dosjen e hapur këtu në Shqipëri nga Prokuroria shqiptare me sugjerim të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu.
Tani po them pse zoti Basha është i shantazheshëm dhe pse zoti Basha dhe pse vendimi që ka marrë nuk është për PD-në, por për menderen e zotit Basha. Çështja e Bashës për t’u mbyllur nga ana e Prokurorisë për herë të dytë ka ndodhur me asistencën dhe ndihmën e PS, mos me të vetë zotit Rama dhe të Ëngjëll Agaçit. Të gjitha këto që po them unë i di mirë Doçi dhe shumë media që për momentin kanë vendosur që për momentin si kryetar partie në PD të jetë Lulzim Basha sesa baza e PD-së.
Kjo është e verifikueshme dhe ditë pas dite fakte të tjera do të dalin.
Top Channel