10 persona janë arrestuar gjatë 24 të fundit në kryeqytet, në akuzë për vepra të ndryshme penale.

31-vjeçari me iniciale E.K. u kap me kokainë, ndërsa 33-vjeçari me iniciale A.B. me heroinë.

Policia njofton se ka arrestuar 2 17-vjeçarë dhe ka shpallur në kërkim një 16-vjeçar, pasi të tre kanë sulmuar fizikisht shtetasin me iniciale R.P. dhe i kanë grabitur varësen e floririt.

Po ashtu, është kapur 34-vjeçari me iniciale S.U., pasi në rrugën “Donald Tramp”, tek lavazhi i tij, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Ujësjellës Kanalizimes të Bashkisë Kamzë.

Ndërsa policia rrugore ka arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor shtetasit:
A. Ç., 58 vjeç, A. Xh., 42 vjeç dhe H. M., 68 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
Xh. Xh., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
D. Gj., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren S. P., 57 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA