Studentët rusë në zi pas sulmit me 6 të vrarë në universitetin e Perm (fotot)

21/09/2021 18:22

Tronditje dhe dhimbje kishte sot në ditën e zisë në Perm, ku një sulmues vrau gjashtë njerëz dhe plagosi 24 të tjerë në universitetin e qytetit.

Sulmuesi ishte një student i vitit të parë, i njohur si Timur Bekmansurov, 18 vjeçar, dhe shumica e viktimave ishin kolegë të tij studentë.

Në universitet, ata kishin ditur instinktivisht si të vepronin. Studentët bllokuan veten e tyre brenda klasave me barrikada dhe qëndruan larg dritareve. Disa të tjerë u fshehën në dysheme poshtë tavolinave.

Disa muaj më parë pati një sulm me armë në një shkollë të qytetit rus Kazan, dhe shumë fëmijëve iu rikthye ajo në mendje. Ndërsa në një shkollë të mesme në rajonin e Perm një mësuese u plagos me thikë nga një nxënës në maj.

Perm – 1,300 km në lindje të Moskës – është një vend i qetë e i përulur, ndersa sot njerëzit rrinin në heshtje, fshini lotët e përqafonin njëri-tjetrin.

Universiteti ishte rrethuar por rreth 300 njerëz ishin mbledhur jashtë portës kryesore dhe një memorial ishte ngritur, me lule, qirinj e homazhe për viktimat.

Dëshmitarët e masakrës thanë se sulmuesi kishte nisur të qëllonte që jashtë, para se të hynte në një prej ndërtesave. Në kohën e sulmit në kampusin e gjerë kishte rreth 3,000 studentë e mësues.

Sulmuesi 18-vjeçar, student legjislature, u plagos dhe u arrestua.

Policia tha se arma shotgun që ai përdorte ishte blerë ligjërisht dhe kishte leje të vlefshme deri në 2026.

Vrasësi kishte shkruar në rrjetet sociale para sulmit: “Kam menduar prej kohësh për këtë dhe erdhi koha ta bëj”. Postimi më pas u hoq nga rrjeti./BBC/

FOTO GALERI
2/6
Nje prift erdhi sot te ngushellonte studentet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA