Skulptura për shokët/ Iu vranë në aksident artistit, hap ekspozitë për ndërgjegjësim

21/09/2021 12:34

Euro Rrasa nga Babunja e Divjakës, ka hapur një ekspozitë vetjake me figura tredimensionale, të quajtur ‘Gjama’ si shenjë pikëllimi për shokët e tij Igli dhe Justi, të cilët humbën jetën 6 muaj më parë në një aksident.

Të gjithë dhimbjen e tij skulptori i ri Rrasa e ka shndërruar në këto punime.
Në krye është përmendorja e një nga shokëve, Igli të cilin e ka personifikuar si Omeri dhe përball tij janë Muji me Ajkunën, dy prindër të shpërfytyruar pasi dhimbja nuk lë asnjë njeri të bukur .

Kjo është ekspozita e tij e parë e cila do të pasohet me të tjera por jo me këtë tematikë dhimbje. Duke u nisur nga ajo çfarë u ndodhi dy shokëve të tij, vetëm 22 vjeç, ai bën apel që të rinjtë të jenë të kujdesshëm me shpejtësinë në rrugë.

Top Channel