Policia e Kosovës është duke vazhduar monitorimin e plotë të të gjitha pikave të kalimit kufitar me qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht targave të automjeteve. Kështu gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Brendshme kosovare ka lëshuar 1.455 targa provuese.
Me qëllim që të mundësohet qarkullimi dhe lëvizja e lirë, i bëhet apel të gjithë qytetarëve që mendojnë të kalojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, për shkak të krijimit të pengesave të mundshme.
Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës vlerësojnë situatën e qetë dhe pa incidente, ndërsa angazhimi dhe realizimi i detyrave policore do të vazhdoj në interes të ruajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend.
Top Channel