Gjuetari qëllon ndaj derrit të egër, por kafsha ngrihet dhe e sulmon për vdekje (fotot)

21/09/2021 16:23

Një gjuetar derrash të egër në veri të Italisë duket se e ka pësuar rëndë pasi u sulmua për vdekje nga kafshët që po qëllonte me armë.

Derri i egër që u qëllua nga 74 vjeçari nga Arenzano, raportohet se kishte sulmuar me vrull ndaj tij, çka kishte shkaktuar çarien e arteries femorale në kofshën e burrit të moshuar.

Ngjarja e rrallë ndodhi gjatë gjuetisë së të dielës në pyllin e Castelletto d’Orba, Alessandrino.

Burri ishte dërguar me urgjencë në spital por kishte mbijetuar vetëm disa orë prej gjakderdhjes.

Gjuetari Lazzaro Valle, rezident në Arenzano, ishte bashkë me shokë të tjerë në gjueti. Ai kishte qëlluar ndaj derrit të egër, por kafsha e pazakontë në vend që të rrëzohej ose të largohej, reagoi duke u përplasur me vrull me gjuetarin.

Gjuetarët e tjerë dëshmitarë thanë se kafsha e goditi në njërën këmbë duke e plagosur rëndë. Kolegët e të ndjerit kishin dhënë alarmin dhe burri u dërgua në spitalin e Alessandria por për fat të keq asgjë nuk mund të bëhej për të.

Karabinierët e Novi Ligure po punojnë për rindërtimin e ngjarjes në detaje.

FOTO GALERI
2/3
Kafsha e pazakontë në vend që të rrëzohej ose të largohej, reagoi duke u përplasur me vrull me gjuetarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA