Burri vdes nga shpërthimi fuçisë së birrës në festën e tij të ditëlindjes (fotot)

21/09/2021 17:20

Një burrë ka vdekur në festën e tij të ditëlindjes kur një fuçi birrë ka shpërthyer teksa ai tentonte ta instalonte.

43 vjeçari Gilson do Nascimento, vdiq pasi u godit në kokë nga fragmente metali teksa tentonte të instalonte rubinetin e birrës në fuçi, që më pas ai dhe të ftuarit të pinin.

Ai kishte porositur instrumentin për festën në shtëpinë e tij të familjes  në qytetin Campo Bom, në shtetin brazilian Rio Grande do Sul.

Mbesa e tij tha se kishte një problem me rubinetin e birrës prandaj Gilson, i cili punonte me kopjet e celësave, shkoi ta rregullonte pasditen e 17 shtatorit.

“Xhaxhai im i mori në telefon, dhe ata i tregonin si të bënte derisa të vinin. Nga fuçia nuk po dilte birrë, vetëm shkumë”, tha ajo.

Zëdhënsi i policisë Clovis Nei da Silva tha se cështja po trajtohet si aksident: “Ne po intervistojmë dëshmitarët në skenë në kohën e incidentit. Kemi kërkuar një autopsi për viktimën”.

Përveç mbesës, prezentë në festë ishin bashkëshortja, motra dhe djali i viktimës.

Gjyshja e tij Angela Maria de Oliveira tha për mediat: “Ai ishte një luftëtar, njeri i punës, një njeri i mrekullueshëm i familjes. Do të na mungojë shumë, me të gjithnjë shtëpia ishte plot”.

Rrjeti vendas G1 tha se kompania Chopp Express që kishte furnizuar me fuçinë e birrës, kishe instruktuar klientin të mos e prekte pajisjen derisa teknikët të vinin në shtëpi për të zgjidhur problemin.

Avokati i kompanisë tha se kur teknikët erdhën në vendngjarje, fuçia kishte shpërthyer dhe viktima kishte vdekur.

FOTO GALERI
2/3
Avokati i kompanisë tha se kur teknikët erdhën në vendngjarje, fuçia kishte shpërthyer dhe viktima kishte vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA