Një burrë ka vdekur në festën e tij të ditëlindjes kur një fuçi birrë ka shpërthyer teksa ai tentonte ta instalonte.
43 vjeçari Gilson do Nascimento, vdiq pasi u godit në kokë nga fragmente metali teksa tentonte të instalonte rubinetin e birrës në fuçi, që më pas ai dhe të ftuarit të pinin.
Ai kishte porositur instrumentin për festën në shtëpinë e tij të familjes në qytetin Campo Bom, në shtetin brazilian Rio Grande do Sul.
Mbesa e tij tha se kishte një problem me rubinetin e birrës prandaj Gilson, i cili punonte me kopjet e celësave, shkoi ta rregullonte pasditen e 17 shtatorit.
“Xhaxhai im i mori në telefon, dhe ata i tregonin si të bënte derisa të vinin. Nga fuçia nuk po dilte birrë, vetëm shkumë”, tha ajo.
Zëdhënsi i policisë Clovis Nei da Silva tha se cështja po trajtohet si aksident: “Ne po intervistojmë dëshmitarët në skenë në kohën e incidentit. Kemi kërkuar një autopsi për viktimën”.
Përveç mbesës, prezentë në festë ishin bashkëshortja, motra dhe djali i viktimës.
Gjyshja e tij Angela Maria de Oliveira tha për mediat: “Ai ishte një luftëtar, njeri i punës, një njeri i mrekullueshëm i familjes. Do të na mungojë shumë, me të gjithnjë shtëpia ishte plot”.
Rrjeti vendas G1 tha se kompania Chopp Express që kishte furnizuar me fuçinë e birrës, kishe instruktuar klientin të mos e prekte pajisjen derisa teknikët të vinin në shtëpi për të zgjidhur problemin.
Avokati i kompanisë tha se kur teknikët erdhën në vendngjarje, fuçia kishte shpërthyer dhe viktima kishte vdekur.
Top Channel