Viti 2021 mund të quhet fare mirë që është i sportit italian.
Evropa sportive vishet me ngjyrën e kaltër teksa sheh që Italia dominon në disa aktivitete kontinentale. Pas futbollit, ishte volejbolli disiplina sportive ku Italia vendosi diktatin e saj. Vetëm para pak ditësh, Italia fitoi titullin e kampiones së Evropës në volejbollin e femrave, ndërsa tani ajo triumfoi edhe në volejbollin e meshkujve.
Në këtë kompeticion, Italia luajti në finale me Slloveninë në një ndeshje të rivalizuar por t’ kaltrit që e mbyllën 3-2 duke u shpallur kampionë kontinentalë, diçka që nuk ndodhte që nga viti 2005.
Ky është titulli i 7 kampion Evrope për Italinë, ndërkohë që për Slloveninë kjo është finalja e tretë evropiane që humbet pas atyre në 2015 dhe 2019.
Top Channel