Prej 40 vitesh gjilpëra dhe grepi janë shoqëruesit e saj më të mirë, teksa në ngjyra fijesh end një pasuri kombëtare.
Violeta Shqau nga shpati i Elbasanit punën e dorës e mësoi nga gjyshja teksa ishte vetëm 7 vjeçe, që atëherë pasioni nuk ju shua.
Nuk është thjesht traditë, por pasion i kultivuar në vite dhe i trashëguar brez pas brezi. Violeta ndjen keqardhje që rinia nuk e do punën me dorë, ndërsa është kujdesur t’ja trashëgojë vajzës.
Puna e dorës nuk është asnjëherë e thjeshtë, kërkon kohë, mund dhe mbi të gjitha pasion. Por ende në Shqipëri punimet tradicionale me dorë nuk vlerësohen sa duhet.
Shpati i Elbasanit njihet për kultivimin dhe përçimin e traditave. Ende shumë gra e vajza, jo vetëm punojnë me mjeshtëri, por ndjekin çdo panair brenda dhe jashtë vendit për t’i treguar çdokujt traditën e bukur shqiptare.
Top Channel