Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Vllaznia dhe Teuta dhuruan emocione të mëdha në “Loro Boriçi”, në një përballje mes pretendentësh me llogari të hapura nga sezoni i kaluar, por kjo sfidë përfundoi barazim 1-1, edhe pse skuadra shkodrane luajti me një lojtar më shumë që nga fundi i pjesës së parë.
Edhe në këtë përballje vendimtare ndërhyrjet nga sistemi VAR, për ndëshkimin e Todorovskit me karton të kuq dhe për anulimin e një goli të Vllaznisë në minutat shtesë për pozicion jashtë loje.
Në të 35-të ishte e pafat Teuta, që pas gabimit të Adilit goditi shtyllën me Plakun. Aralica humbi një mundësi të artë në minutën e 44-t, duke goditur jashtë, ndërsa pak çaste më vonë Teuta mbeti në inferioritet numerik pas ndëshkimit të Todorovskit me karton të kuq si lojtar i fundit. Pjesa e dytë nis me penallti për Vllazninë për ndërhyrjen e Aleksit ndaj Aralicës, por pas ndërhyrjes së VAR-it vendimi i kthyer për pozicion jashtë loje të Liridon Latifit.
Stadiumi “Loro Boriçi” shpërtheu në festë, kur Da Silva realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 58-të, ndërsa Teuta u kundërpërgjigj me Kuembemban në të 73-tën, me një goditja me kokë nga një distancë e konsiderueshme.
Emocionet në “Loro Boriçi” vijuan deri në sekondat e fundit, me golin e Çobës që u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje për çështje centimetrash, me Teutën që arrin të marrë një pikë shumë të vlefshme mes shumë sakrificash.
Top Channel