24/05 15:52
Të dielën mbyllet java e dytë e Abisnet Superligës me dy çiftet e fundit, Tirana-Egnatia dhe Kukësit-Kastrioti.
Bardheblutë e Orges Shehit vijnë në këtë ndeshjet të dytë pas fitores së arritur një javë më parë ndaj Skënderbeut, ndërkohë që trajneri i kryeqytetasve thekson se pavarësisht emrit jo të madh të kundërshtarit të radhës duhet respektuar.
Ndërkohë që Kastrioti pas mbijetesës në momentet e fundit një vit më parë e ka filluar jo mirë këtë sezon me humbje edhe pse ka luajtur relativisht mirë përball Dinamos. Këtë herë skuadra e Ramadan Ndreut ka një tjetër kundërshtarë të vështirë në letër si Kukësi.
Top Channel