Vetëm 30 minuta reshje shiu kanë përmbytur rrugët nacionale dhe rrugët e qytetit të Bulqizës.

Kjo situatë e tillë përsëritet sa herë përkeqësohet moti dhe ka reshje shiu në vend.

Reshjet kanë rrezikuar lëvizjen e makinave, por jo vetëm uji që vërshon në rrugë ka vështirësuar lëvizjen e banorëve. Edhe bllokimi i pusetave e bën më të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Ditën e sotme, vendi ynë u mbizotërua nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje.

Temperaturat pësuan një rënie të lehtë: në zonat malore, nga 14°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 20°C në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 30°C.

Top Channel