Liverpooli ngjitet i vetëm në krye të Premier League-s falë fitores së thellë 3-0 përballë Crystal Palace. Përballja e “Anfield” pati pak histori, pasi të kuqtë dominuan në çdo drejtim. Në pjesën e parë shënoi Sadio Mane, para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Liverpooli e gjeti golin e sigurisë me Mohamed Salah në të 78-tën, ndërsa atë të rezultatit përfundimtar 3-0e shënoi Keita një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

Merr fitoren e dytë radhazi në kampionat Arsenali, që iu imponua 0-1 Burnley-t në “Turf Moor”. Tri pikër “topçinjve” ia siguroi Martin Odegaard me një ekzekutim perfekt të një goditjeje të lirë.

Nuk ia del të marrë maksimumin e pikëve përballë Southmaptonit, në “Etihad”, Manchester City, me rezultatin përfundimtar 0-0. Në minutën e 68-të u aktivizua edhe Armando Broja, por pa mundur të bëjë diçka të veçantë. Në shtesë Citizens iu anulua një gol në minutën e katërt shtesë nga sistemi VAR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA