Mësohen detajet e ceremonisë së betimit në presidencë të qeverisë Rama 3.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu nga një burim në presidencë mëson se është dakordësuar me kabinetin e kryeministrit që ceremonia të zhvillohet paraditen e të shtunës ora 10.
Fillimisht do të jetë kryeministri Edi Rama ai i cili do të hedhë firmën i pari mbi dekretin për të drejtuar qeverinë.
Më pas 16 ministrat, 12 prej të cilëve gra.
I gjithë kabineti i ri qeverisës do të mbërrijë si një grup i vetëm duke ecur nga kryeministria në drejtim të presidencës.
Pas ceremonisë së betimit sipas traditës, Presidenca do të organizojë edhe një kokteil.
Pas përfundimit të kësaj ceremonie e gjithë qeveria do t’i drejtohet selisë së këshillit të ministrave ku në ora 10:30 parashikohet mbledhja e parë e qeverisë Rama 3.
Pritet me interes të shikohet se cilat do jenë vendimet e para të qeverisë së re të firmosura nga Edi Rama.
Top Channel