30/12 19:43
Para votimit të kabinetit të ri dhe programit të ri qeverisës, kryeministri Edi Rama po fliste në Kuvend për projektet e mëdha që do të eliminojnë përfundimisht pandeminë dhe tërmetin.
Në një moment kur ra gongu, Rama iu drejtua kryetares së Kuvendit duke i thënë: “Leje se kujt po ia bën…”, dhe vijoi me fjalën e tij.
“Programi që votohet bashkë me kabinetin është një program që synon të jetë 100% i realizuar, të paktën në ato pjesë që kanë të bëjnë me projektet e mëdha, që kanë të bëjnë me luftën deri në fund me pandeminë, që kanë të bëjnë me eliminimin përfundimtar…
Po leje tani se kujt po ia bën… me eliminimin përfundimtar të pasojave të tërmetit dhe e fundit që kisha për opozitën është”- tha Rama.
Top Channel