Në Partinë Demokratike ka nisur nisur një grupim i ri, me synim ringritjen e partisë, është shprehur sot në Top Talk, Fatbardh Kadilli.

Kadilli, i cili kandidoi për kryetar partie në qershor, thotë se po vazhdon punën dhe përpjekjet për të sjellë një formë të re të të bërit opozitë.

Do të vazhdoj t’i tregoj demokratëve një rrugë të re për të bërë opozitë, e cila është brenda forumeve të Partisë Demokratike, me anëtarë të partisë, me demokratë e me qytetarë të thjeshtë. Kam pasur dhe kam shumë njerëz pranë vetes”.

Kadilli ndalet te situata aktuale në parti, ku Basha dhe Berisha kanë nisur ‘garën’ kundër njëri-tjetrit.
Demokratët janë zhgënjyer që shumë më herët, nga të dy ata. Demokratët duhet t’i shmangen kësaj përplasjeje, pasi vetëm e dëmton Partinë Demokratike.
Të dyja këto grupe ia kanë marrë frymën PD-së. Kur kam dalë në fushatë, doja ta çliroja partinë nga monopoli i tyre.

PD, për fat të keq është dominuar në dukjen e saj, nga fanatikë të Berishës, të cilët janë të paktë në numër, por të zhurmshëm dhe oportunistë të Bashës, që mundohen dhe nuk kanë skrupuj për të marrë një funksion sado të vogël dhe për të izoluar çdo mundësi të lirisë dhe demokracisë brenda partisë”.

Sipas tij, Basha dhe Berisha kanë marrë peng institucionet brenda partisë.
Unë jam i bindur se PD është shumë herë më e madhe. Zgjidhja nuk mund të jetë Basha, nuk mund të jetë Berisha, dhe aq më keq të dy bashkë siç kanë qenë deri më sot.
Problemi ka qenë që institucionet e partisë i kapi Berisha me fanatikë, duke përdorur rrugën për ta sjellë në sallë dhe për ta dominuar mendimin politik të viteve ’90 dhe më pas Basha me oportunistët që e zbrazën oborrin e partisë dhe nga fanatikët dhe gjallonin korridoreve dhe kulisave të partisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA