Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 675 pacientë të infektuar me koronavirus, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Prej tyre, 44 janë në kujdes intensiv, ndërsa 540 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Shifrat janë pak më të ulëta se një ditë më herët, kur në spitale ishin të shtrirë 719 pacientë me koronavirus – 47 prej tyre në kujdes intensiv.

Që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar mbi 158,000 raste me koronavirus.

Prej tyre, 2,859 pacientë kanë vdekur.

Aktualisht, raste aktive janë mbi 13,000.

Deri të premten në mesditë, 418,421 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA