Dy të vrarë në Holandë, burri i zhveshur qëllon me hark e shigjeta nga ballkoni (video shokuese)

17/09/2021 18:27

Dy njerëz raportohet se kanë humbur jetën, ndersa një burrë qëllonte me hark e shigjeta ndaj kalimtarëve nga ballkoni i tij në nje zone rezidenciale ne Hollandë.

Në pamjet shokuese shihet burri i zhveshur që drejton harkun e tij të zi profesional nga rruga në qytezën holandeze Almelo.

Ndërsa në video të tjera të pakonfirmuara shihet oficerë të maskuar policie që rrethojnë ndërtesën e apartamenteve dhe më pas dëgjohen të shtëna armësh.

Policia vendase tha se oficerët u thirrën për një incident plagosjeje me thikë në rrugën Mth Steynstraat në Almelo ku dy njerëz ishin gjetur të vdekur në apartament.

Nuk ishte ende e qartë nëse viktimat ishin qëlluar me shigjetat e harkut apo ishin goditur me thikë. Ndërkohë oficerë të mjekësisë ligjore vendosnin piketa në shigjetat e hedhura përtokë në rrugë.

Policia tha: “Jemi me kolegët në një incident goditjeje me thikë në #Almelo. Kolegët u detyruan të përdornin armët e zjarrit. Situata nuk është ende e sigurtë. Mos u afroni në vendndodhje”.

Autoritetet thanë se kishte alarm GRIP 3 në zonë, që do të thotë se ka kërcënim ndaj mirëqenies së popullatës së përgjithshme.

Policia tha se nuk besojnë se ka rrezik ose motive terroriste.

FOTO GALERI
2/4
Policia ne vendngjarje

Top Channel