Ashtu si për Reformën në Drejtësi ambasada amerikane ka thirrur në takime individuale deputetët e Partisë Demokratike para se Lulzim Basha të merrte vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.
I ftuar në emisionin “Open” të modereatores Eni Vasili, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi zbardhi prapaskenat e vendimit që sollën dëbimin nga grupi të ish liderit historik të PD, po nuk dha detaje nga biseda me diplomaten amerikane Yuri Kim.
Gazment Bardhi: Po është e vërtetë. Disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së kanë pasur në dijeninë time kontakt nga ambasada e SHBA-ve. Një proces informimi mbi çështjen. Janë informuar një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të PD.
Eni Vasili: Ju vetë keni qenë në këto takime?
Gazment Bardhi: Po edhe unë kam pasur takim. Kam qenë më i informuar për shkak të pjesëmarrjes në disa takime ku kanë qenë prezentë edhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së.
Eni Vasili: A ju janë vënë përballë fakte?
Gazment Bardhi: Jo. Mua jo. Nuk ka qenë ky qëllimi.
Për më shumë se dy muaj Lulzim Basha negocioi me amerikanët në përpjekje për të kthyer vendimin dhe dijeni ishte edhe Sali Berisha.
Gazment Bardhi: Absolutisht që jo, është diskutuar prej kohësh. Berisha ishte prej dy muajsh në kontakt me Bashën dhe ndërkombëtarët, nuk u mor papritur. në rast se lulzim basha nuk do kishte marrë vendimin që mori interest e partisë dmrokatike do te xcënoheshin në mënyrë të parikuperueshme.
Sali Berisha ka nisur turin e takimeve në bazë në përpjekje që të ktheje vendimin e Lulzim Bashës përmes një Referendumi. Por sa mundësi ka Berisha që të rimarrë kontrollin e partisë që themeloi?
Gazment Bardhi: PD-ja nuk e njeh referendumin. PS-ja e njeh, kryetari i asaj partie është zgjedhur me referendum, por jo PD-ja. Statuti nuk e pranon. Kuvendi Kombëtar mund të ndryshojë statutin, kjo mund të ndodhë.
Top Channel