Berisha nisi takimet me demokratët/ Basha: Partneriteti i PD me SHBA, i pacenueshëm!

17/09/2021 15:39

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur tashmë punën për rikthimin e dinjitetit të PD-së dhe demokratëve siç e ka quajtur ai, pasi kryedemokrati Lulzim Basha vendosi që ta përjashtojë nga grupi parlamentar. Ndërsa gjatë këtyre ditëve, Berisha nuk i ka kursyer sulmet ndaj Bashës, sot ky i fundit ka reaguar.

Në një prononcim për mediat, Basha ka vijuar t’i përgjigjet Berishës me tone të qeta, ku tha se e njeh kontributin e tij madhor në politikë dhe marrëdhënien me partnerët strategjikë, por theksoi gjithashtu se aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes së Shqipërisë.

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas!”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA