Shqetësimit të ngritur nga Top Channel të mijëra drejtues mjetesh të cilët çdo ditë qëndrojnë me orë të tëra në trafik në unazën e Elbasanit ka tentuar t’i japë një përgjigje Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë seancës Parlamentare.

Qeveria është në dijeni të problemit dhe po mendon për zgjidhjen e tij përmes Bypass tha Balluku, por pa dhënë një afat kohor.

Ne sot gjendemi sërish në unazën Jugperëndimore të Elbasanit ku trafiku vazhdon të jetë në kolaps.

Shirat e vjeshtës, nisja e shkollave dhe universiteteve këtu pritet të shtojë problematikën.
Sipas të dhënave çdo ditë përshkojnë këtë rrugë 10 mijë mjete mesatarisht, si një nga akset e rëndësishme ndërlidhëse në Shqipërinë e mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA