Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka prezanton në Kuvend programin për politikën e jashtme.

“Falë besueshmërisë dhe solidaritet, imazhi i Shqipërisë ka pësuar transformim rrënjësor. Shqipëria rikonfirmohet si partner i besueshëm i SHBA, BE dhe vendeve mike në mbarë botën”, u shpreh Xhaçka.

Sa i përket politikës së jashtme  Xhaçka tha se do të vijojë konsolidimi i Shqipërisë si faktor kyç për paqen e stabilitetin në rajon.

“Marrëdhënia me aleatin strategjik, SHBA, gur themeli në politikën tonë të jashtme. Shqipëria vlerësime nga partnerët si eksportues sigurie përtej përmasave e mundësive që vendi ynë ka. Hyjmë në një fazë të re e cilësore të marrëdhënieve strategjike në tryezën më të rëndësishme të botës. Zhvillimi I rajonit do të ecë paralelisht me integrimit europian. Mbështetje pa kompromis, për njohjen dhe përfaqësimin në organizatat ndërkombëtare të Kosovës. Në fokusin tonë është edhe hartimi i Atlasit Gjeografik të Diasporës dhe zbatimi i planit të veprimit 2021 – 2025”, tha ministrja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA