Vrasja e 20-vjeçares Caroline, nëna e Babis thyen heshtjen, tregon si është marrëdhënia mes dy familjeve

16/09/2021 08:57

Së fundmi në mediat greke është publikuar rrëfimi i nënës së Babis Anagnostopoulos, 33-vjeçari që vrau bashkëshorten në prani të fëmijës 1 vjeç.

Nëna e Babis theu heshtjen për herë të parë duke folur për televizionin grek “Star”. Ajo tregon për marrëdhnien që ka me mbesën e vogël ndërsa tha se e shikon shpesh dhe shkon shumë mirë me familjen e Caroline, ndërsa nga ana tjetër refuzoi të flasë për djalin e saj.

“Ne e takojmë mbesën 5 ditë në muaj. Të dy familjet kemi respekt midis nesh”, tha nëna e 33-vjeçarit.

“Nënës dhe vajzës sonë të dashur”, shkruhet në mbishkrimin e varrit të 20-vjeçares Caroline. Prindërit e saj vendosën të hiqnin fjalën “bashkëshorte” nga varri i Caroline, pasi nuk donin që njeriu që, vrau vajzën e tyre të figuronte në varrin e të bijës.

Nëna e 33-vjeçarit tha se nuk ishte në dijeni për këtë zhvillim. “Nuk e di, nuk kam asgjë për të thënë”, tha ajo.

Lydia e vogël ndodhet nën kujdesin e nënës së Caroline, Susan, ndërsa vendimi përfundimtar për kujdestarinë pritet të merret brenda muajit shtator.

FOTO GALERI
9/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA