Në mbledhjen e parë me demokratët, Sali Berisha tha se kjo është përpjekja më e rëndësishme për një PD më të bashkuar.

“Një përshëndetje shumë të përzemërt për të gjithë ju, foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur, e më të sigurt për të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për vendin, sot në parlament betohet për të tretën herë kreu i meduzës së krimit të organizuar, një gangster që nuk njeh normë e ligj, por që ndërtoi në këtë tokë të bekuar narkoshtetin e parë dhe të vetmin në Europë, sot është ditë jo fatkeqësie por mynxyrë kombëtare me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministër i vendit, pasi në 8 vite ka mjeruar, varfëruar shqiptarët.

Qeverisja e PD ia doli të rritej çdo vit popullsia në Shqipëri dhe kjo ishte historike, këtë e thotë INSTAT. Sot është një ditë shumë e vështirë për Shqiptarët. Një kombi i rritet autoritet kur mbrojnë interesin kombëtar, jashtë interesit, sot për kombin është ditë e zezë, sepse betohet ne parlament një njeri që e ka shndërruar Tiranën në vasal të Beogradit, në një epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Kosovës, argat i Vuçiç, në viti 2012-2013 u hartua nga serbofilët platforma e ballkani 6+2, do formohej ish jugoslllavia. Tani çfarë bëri Merkel , hoqi organet e serbomadhisë”, tha Berisha.

Top Channel