Projekti i qeverisë Rama, Duma: Kushton më shumë kartoni se mendimi strategjik në të

16/09/2021 20:33

Grida Duma ka ironizuar projektin e qeverisë “Rama 3”.

Sipas saj, kushton më shumë kartoni dhe kopertina e dokumentit se sa mendimi strategjik që është bluar në të.

“Ky pritet të jetë një dokument tejet serioz, i konsultuar mirë, I shkruar me profesionalizëm, se nga ky document varet jeta e shqiptarëve. E shfletova dy herë, e të them të drejtën rimendova: “ne I kërkuam dy ditë dy ditë për të analizuar këtë dokument, por paskan pasur të drejtë ata, se e kanë ditur që jo dy ditë jo një po as një orë nuk duhet për të analizuar këtë hartim mediokër. E hapa e mbylla dhe pashë formatimin kopertinën; e më rierdhi në mendje një skenar hollivudian, protagonisti ishte kandidat për në kongres për një çast e kuptoi se strategjia e konsulentëve ishte e gabuara dhe doli nga skaleta, hoqi njërën këpucë e ngriti lart e ju drejtua turmës e I tha: … e gjeni dot sa më kanë kushtuar këto këpucë që duhet të vishja sot… “ turma u çorientua e bërtiste të ndryshme… dhe ai I tha..ok ok por mbani parasysh që çmimit real do ti shtoni dhe 4000 dollarë të tjera se aq kanë kushtuar konsulentët për të vendosur se cilin tip këpuce duhej për sot. Tek ky document kam bindjen dhe qartësinë që kushton më shumë kartoni dhe kopertina se pseudo mendimi strategjik që është bluar në të. RILINDJE; RIMEKËMBJE;m RINGRITJE; RINDËRTIM; një RI RI RI që tingëllon Rimë e që kumbon RINGINJIE. Patjetër duket qartë nga ky nivel paraqitje në përmbajte të këtij dokumenti që Ca rilindas do ringinjen shpejt në kohe ndërsa shumica e shqiptarëve do varfërohen dhe jo nginjen por do të thinjen para kohe. Mungesa e seriozitetit dhe profesionalizmit; gabimet në strukturë e në konceptim në këtë dokument janë qesharake deri në mëkat. Them deri në mëkat se di mirë që ka mes jush profesionistë që mund ta bënin së paku në letër një punë më të mirë, por jo, ju zgjidhni këtë paçavure. – Merreni jepjani një nxënësi të klasës së nëntë, jepjani një gjimnazisti një shqiptari që ka lindur në një kohë e botë më të lirë e do ta qeshë dhe përqeshë. – SEPSE CDO MENDJE E LIRË QË ZHVILLOHET DHE ZHVILLON NUK MUND TË KONCEPTOJË NJË STRATEGJI ZHVILLIMI PA ASNJË REFLEKTIM. Zhvillimi ndërtohet mbi përvojën mbi eksperiencën mbi kolrigjimin e dobësive I gjithë ky dokument nuk reflekton asnjë problem, zero, në tetë vite qeverisje çdo gjë duket se ka ecur si në rrugë qiellore… dhe është për të qeshur e qarë bashkë se si në Programin Tuaj qeverisës fatkeqësitë natyrore janë FAT. Ato kanë ardhur nga Zotat të ndëshkojnë shqiptarët për të lartësuar shtetarët… kur ke rilindjen… ,, fq 4 … Duke kërkuar durimin e madh të shqiptarëve do tí tregoj cilësinë këtij dokumenti nga ku varet jeta e tyre. Tabela e Lëndës Faqe 10 – Shqipëria e forte… prezantimi … faqe 35 Shqipëria e fortë ,…

KUDO KU Të ndalosh e ta lexosh MUND TË POHOSH ME TRISHTIM QË ËSHTË NJË PACAVURE HARTIM ME RIMË PËR PËR PARTINË. – Diku NËPËR TË ku keni future ndonjë shifër thoni se në 2020 – 2021 keni rritur ndihmën ekonomike; ironi e madhe që e deklaroni vetë, se këtë kam thënë kur miratuar reformën e ndihmës ekonomike që do ta përdorni si litar në qafën e hallexhiut për vota. Dhe e bëtë! Ju me ndihmën ekonomike me rindërtimin bëtë Racizëm politik, nuk ka poshtërim më të madh se të dëshmosh për mjerim për racionin e ushqimit që nuk ja japin se s’janë rilindas. Nuk ka poshtërim më të madh se të thoni që po jetojnë vullnetarisht në çadra, ra ata rrezikojnë të vdesin nga sëmundjet në qiell të hapur se qenkan afër tokës bujqësore që është djerrë se s’kanë as subvencione sa Maqedonia e Veriut. Ata jetojnë në çadra se fondet e rindërtimit u përdorën për të detyruar votat. Në muajin e fundit në qyteza me 10 mijë votues këshillat bashkiakë miratuan lista me mijëra familje për ti mbajtur peng në këmbim të votës. Nëse me ndihmën ekonomike bëtë racizëm politik me politikën e jashtme po bëni PATRONAZHISTIN POLITIK, me Kosovën,

Kryeministri I Shqipërisë bën të qeshë Vucicic që të dy të përqeshin Kurtin. Të nderuar Kolegë Ky dokument është prova që fatkeqësisht asgjë e mirë nuk I pret shqiptarët. Të nderuar kolegë demokratë dhe të opozitës Nuk është çështja të jemi kundër për shoë a për kundërshti, është çështja të bëjmë detyrën ndaj shqiptarëve në çdo vështirësi. Na pret shumë punë, me mendjen që njerëzit e kanë përcjellë vullnetin e vet tek ne për ti mbrojtur se votat që na kanë dhënë këtë herë si ndoshta asnjëherë janë vota sakrifice jete”, tha Duma.

 

Top Channel