Programi i qeverisë, “votojnë” qytetarët/ Pak besim për “rritjen domethënëse të pensioneve”

16/09/2021 19:49

Programi qeverisës i kabinetit “Rama 3” do të gjejë zbatim në fund të fundit tek njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Por çfarë mendojnë këta të fundit dhe sa e besojnë programin që bazohet në 5 shtylla.

Ai ka premtuar se do të ndihmojë çiftet e reja për shtëpi me 10 milionë lekë të vjetra, do të mbështesë emigrantët që kthehen dhe investojnë në vend me 5 mijë euro, do të rrisë pagën minimale në 400 mijë lekë të vjetra, do të rrisë pensionet, do të japë bonus për pensionistët në fund të vitit. Këto t’i dëgjosh janë të bukura, por nga e thëna në të bërë, është në mes një det I tërë. Në krye të çdo 4 vjetëve këtë punë kanë këta, thonë që do të bëjmë këtë e atë, dhe nuk thonë bëmë këtë e atë.

Të gjitha palët në Shqipëri, këto 30 vjet e madje në 100 vjet kanë punuar për xhepat e tyre, jo për popullin”.

Pensionet janë te vogla, pensionin e gruas e ka 110 mijë lekë, është turp, por unë them sinqerisht se Shqipëria është një vend I pasur dhe të gjitha këto që thuhen dhe premtohen, përse të mos bëhen”.

Harroje atë premtimin se çiftet e reja do të ndihmohen për shtëpinë me 10 milionë lekë të vjetra. Ne jemi çift i ri dhe mendjen e kemi të ikim jashtë. Kush ikën prej Shqipërisë ka shpëtuar”.

Pensionet nuk i kanë rritur as Sali Berisha, as Fatos Nano, as Ilir Meta e as Edi Rama. 2%, 1%, tallen me këtë popull. Unë i bëj thirrje ambasadës amerikane ta bëjnë problem, e të vihet dorë në Shqipëri, se mbaroi ky popull”.

Kemi punuar 40 vjet, infermiere gjithë jetën të dyja ne. Dhe kur vjen fundi pensioni është 200 mijë lekë. T’i rrisë pensionet tonë 50%, se sa do rrojmë ne. Nuk kemi besim tek ato që shkruhen në letër”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA