Nis sot Europa League, në fushë zbresin edhe futbollistë shqiptarë

16/09/2021 15:34

Kalendari i futbollit evropian i kësaj të enjteje do të jetë shumë i ngjeshur teksa përveç ndeshjeve të Condference League do të luhen edhe ato të Europa League.

Ky kompeticion, i dyti për nga rëndësia i UEFA, tërheq vëmendjen e shumë  tifozëve shqiptarë teksa në fushën e lojës do të zbresin futbollistë të Kombëtares shqiptare dhe të Kosovës.

2 janë sfidat që ngjallin interesin më të madh edhe për emrat që janë vënë përballë. Kështu Lazio, pjesë e së cilës janë Thomas Strakosha,  Elseid Hysaj dhe Vedat Muriqi do të udhëtojë drejt Turqisë për t’u përballur me Galatasarayin një klub që e ka shkruar tashmë emrin e saj në futbollin evropian edhe pse aktualisht është larg niveleve të dikurshme.

Kjo e sotmja do të jetë edhe mbrëmja e Myrto Uzunit, skuadrën e tij të Ferencvarosit e pret një përballje aspak e lehtë, ajo më Bayer Leverkusenin në ‘BayArena’.

Ndeshje tjetër interesante që është në kalendarin e sotëm të Europa League është edhe ajo mes Leicester e Napolit, ndërkohë që Glasgow Rangers do të presë Olympique të Lyonit. Ndeshjet e Europa League, ashtu sikurse edhe ato të Conference League do të luhen në dy fasha oraresh 18:45 dhe 21:00 dhe do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel