Nis Conference League/ Kampionati më i ri i i UEFA do mbyllet në Air Albania në maj 2022

16/09/2021 15:29

Sot ngre siparin kompeticioni më i ri i UEFA, Conference League që do të mbyllë rrugëtimin e gjatë të sezonit të parë në Air Albania Stadium në Tiranë në muajin maj të vitit 2022.

Tottenham që do të luajë në transfertën franceze me Rennes dhe Roma që do të presë CSKA e Sofjes.

Sa i përket skuadrës londineze, sytë janë nga Harry Kane që ka shënuar 40 gola në kompeticionet evropiane por ai këtë mbrëmje mund të vendosë një rekord të ri për Hotspur me 64 ndeshje në aktivitetet e UEFA për klube. Tottenham e ka një trofe evropian, atë të edicionit të parë të Kupës UEFA që sot është Europa League, tani mbetet për të parë nëse skuadra londineze do të jetë në gjendje për të fituar edhe edicionin e parë të Conference League

Në Olimpico, Roma do të presë CSKA e Sofjes me verdhekuqtë që kanë një ekspert në kompeticionet evropiane si Jose Mourinho. Trajneri portugez kërkon që forcojë akoma më shumë legjendën e tij dhe të fitojë 3 trofe evropianë me 3 klube të ndryshme. Pasi ka fituar Ligën e kampioneve me Porton e Interin dhe Europa league me Manchester United, Mourinhoi do të kërkojë të shtojë në palmaresin e tij edhe trofeun e Conference League.

Megjithatë këto janë vetëm dy nga shumë ndeshjet e sotme të Conference League të cilat do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel