Ministri i Karaibeve refuzon pretendimet e këngëtares amerikane për ‘enjtje testikujsh’ nga injeksioni (fotot)

16/09/2021 21:39

Terrence Deyalsingh, ministri i shëndetësisë së shtetit të Karaibeve, Trinidad e Tobago, ka refuzuar sot pretendimet e këngëtares amerikane Nicki Minaj që tha dy ditë më parë se një miku i saj atje kishte mbetur impotent pas marrjes së vaksinës Covid-19.

“Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka absolutisht raportime për efekte të tilla apo për enjtje të testikujve nga vaksina në Trinidad … dhe mesa dimë askund tjetër në botë”, tha Deyalsingh në një konferencë shtypi.

Deyalsingh u ankua gjithashtu për kohën e humbur nga zyrtarët e shëndetësisë për të verifikuar pretendimet e bëra nga këngëtarja, duke thënë se ata “gjithmonë i marrin seriozisht të tilla pretendime”.

Minaj shkaktoi reagime globale me një postim të saj në rrjetet sociale kur justifikohej se nuk kishte qenë në mbrëmjen ekstravagante Met Gala në New York, prej kërkesës së vaksinimit te pjesemarresve.

Ajo përmendi si argument rastin që kishte dëgjuar në Trinidad kur sipas saj, burrit që kishte bërë vaksinën iu enjtën testikujt dhe mbeti impotent.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/09/14/nicki-minaj-thote-se-nuk-mori-pjese-ne-met-gala-prej-kerkeses-se-vaksinimit-fotot/

FOTO GALERI
1/3
Minaj shkaktoi reagime globale me një postim të saj në rrjetet sociale kur justifikohej se nuk kishte qenë në mbrëmjen ekstravagante Met Gala në New York, prej kërkesës së vaksinimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA