Kosovë, nis fushata elektorale/ Takime të vogla dhe fushatë nëpërmjet medieve sociale

16/09/2021 20:31

16 shtatori shënon hapjen e fushatës zgjedhore lokale për zgjedhjet e 17 tetorit, e autoritet ende nuk kanë marrë vendim mbi zhvillimin e saj.

Megjithëkëtë, në mungesë të një vendimi nga qeveria, partitë politike kanë zgjedhur vetë modalitetet.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se 25 ditët e para, fushata do të zhvillohet vetëm në formë digjitale dhe me takime të vogla bazuar në masat anti Covid.

Në anën tjetër, edhe PDK-ja ndanë qëndrimin e njëjtë, për çka thonë se u kanë bërë thirrje kandidatëve të mos mbajnë tubime të mëdha.
Por, qëndrim nuk kanë dhënë nga partia më e madhe e në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kreu i së cilës nuk kishte shprehur gatishmëri për t’iu bashkuar propozimit të opozitës për fushatë pesë ditore.
Bazuar në masat aktuale, nuk lejohet grumbullimi i më tepër se 20 personave në ambiente të mbyllura dhe 30 në ambiente të hapura.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim ka treguar se do të “ofrojnë mbështetje me udhëzues të përkohshëm për masat e përgjithshme dhe veçanta lidhur me Covid 19 në mënyrë specifike për zgjedhjet, për të respektuar masat anti Covid.

Top Channel