Qindra ushtarë patrullonin sot rrugët e kryeqytetit kolumbian Bogota, për të ndaluar valën e grabitjeve dhe dhunës në qytetin me tetë milionë banorë.
Ushtria është dislokuar në ndihmë të policisë pas një vale të frikshme dhune vrasjesh e grabitjesh, njoftonin autoritetet.
Ndihma u kërkua nga kryebashkiakja Claudia Lopez teksa Kolumbia kalon periudhën më të dhunshme pas asaj të marrëveshjes së paqes me rebelët e majtë në 2016.
Ministri i mbrojtjes Diego Molano tha se 360 ushtarë janë dislokuar në zonat e varfra të Bogota, ku ka përqindje të lartë krimi i pasigurie.
Ata do të kontrollojnë dokumentet e identifikimit e do të kontrollojnë makinat e individët e dyshimtë.
Molano shtoi se ushtarët do të jenë të armatosur dhe kanë fuqi arresti.
Top Channel