Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 14 viktima si pasojë e pandemisë koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës. Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064. Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

Top Channel