Zemërim për masakrën e tufës gjigante të delfinëve në ritualin e përvitshëm në Ishujt Faroe (fotot)

15/09/2021 15:11

Në pamje të tmerrshme të publikuara dje nga Ishujt Faroe tregohet deti që skuqej i tëri teksa gjuetarët e Ishujve Faroe masakruan më shumë se 1000 delfinë në një nga gjuetitë më masive të sezonit.

Në pamje shihen burrat që therrin delfinët në breg të detit pasi joshën në cekësirë të gjithë tufën masive të rrethuar në det.

E djeshmja ishte një nga masakrat më të mëdha në traditën e përvitshme qindra vjeçare të banorëve, të njohur në gjuhën faroeze si Grindadrap, ose Grind.

Por masa e madhe e kasaphanës ka indinjuar edhe vetë banorët që e quanin “mizore dhe të panevojshme”.

Banorët e ishullit vrasin zakonisht rreth 1,000 gjitarë deti çdo vit për nevojat e tyre, ku preja kryesore ka qenë tradicionalisht balenat pilot.

“Më përzihet kur shikoj gjëra si këto”, tha një banor vendas për rrjetin Kringvarp Foroya, ndërsa një tjetër shtonte: “Më vjen turp që jam faroez”.

Olavur Sjurdarberg, kreu i shoqatës faroeze të gjuetisë tha se gjuetarët kishin gabuar në vrasjen e një tufe kaq të madhe.

“Ishte një gabim, dikush duhet t’u kishte thënë. Kur tufa u zbulua në det, besonim se ishin vetëm 200 delfinë, shumë njerëz janë të shokuar nga kjo që ndodhi. Sot bota është shumë më e vogël, të gjithë janë me kamera në dorë”.

Por megjthë zemërimin e vendasve ndaj traditës, mishi i gjitarëve detarë furnizon me mish familjet për të gjithë sezonin.

Në një sondazh të kohëve të fundit 80% përqind e banorëve thonë se nuk mund të heqin dorë nga gjuetia detare.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA