Flutura Cekrezi, e cila më herët mbante detyrën e drejtueses së njësisë së prokurimit në Ministrinë e Brendshme dhe është duke vuajtur masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për skandalin me tenderin e uniformave të policisë, ditën e sotme është marrë në pyetje nga SPAK.
Mësohet se Cekrezi ka thënë se çmimet janë caktuar nga Policia e Shtetit.
“Kemi zbatuar vetëm ligjin dhe të gjitha specifikimet dhe çmimet i ka caktuar Policia e Shtetit. Shkresa 55 e tregon këtë gjë. Autoriteti kontraktor e ka patur detyrë specifikimin teknik dhe vendosjen e fondit limit, pra policia e ka këtë përgjegjësi jo ne”, mësohet të ketë thënë Cekrezi.
Burime të gazetares Anila Hoxhës pranë SPAK bënë me dije se Cekrezi u pyet në vazhdën e pretendimeve të të arrestuarve që akuzojnë dhe ja vënë përgjegjësinë policisë për tenderin e uniformave.
Top Channel