Ministri kosovar i Mjedisit: Linja hekurudhore Prishtinë-Nish do të kishte kuptim vetëm nëse do të na lidhte me Durrësin

15/09/2021 11:40

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu deklaroi sot se gjatë Samitit të Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor 2021, të mbajtur në Beograd ka pasur kërkesë për linjën hekurudhore Prishtinë – Nish, por që sipas tij, kjo e fundit nuk do të kishte kuptim pa bërë lidhjen me Portin e Durrësit.

Aliu, në një konferencë për media të mbajtur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, dha edhe detaje të tjera lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në Beograd.

Ai bëri të ditur se gjatë samitit ka ngritur çështjen e korridoreve të reja, pasi që siç tha ai, korridoret hekurudhore ekzistuese e lënë Kosovën anash. Ndërsa theksoi se linja hekurudhore Prishtinë – Nish do të kishte kuptim vetëm nëse do të lidhte Prishtinën me Durrësin.

Në Beograd ajo çka unë kam ngritur tjetër, është çështja e korridoreve të reja. Ajo që dua të them është që korridoret ekzistuese e lënë Kosovën anash… 15:36 Është kërkuar që të bëhet edhe një linjë tjetër, nga Prishtina për Nish. Kjo linja tjetër nga Prishtina për Nish, do të kishte kuptim vetëm nëse do të kishim me e lidhë Prishtinën me Durrësin. Prandaj, është e domosdoshme sot që të insistohet nga ne, por edhe nga Republika e Shqipërisë, sepse ka fonde të BE-së, që ta bëjnë linjën hekurudhore nga Prishtina në Durrës. Kjo nënkupton që do të kemi qarkullim të udhëtarëve por edhe të mallrave, pasi që pritet që Porti i Durrësit të jetë një port i rëndësishëm i Mesdheut”, tha ai.

Aliu bëri të ditur se marrëveshja e nënshkruar në Beograd ka të bëjë me harmonizimin e legjislacioni ndërmjet vendeve dhe modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore.

“Traktati, i cili u nënshkrua ka të bëjë me harmonizimin e legjislacionit ndërmjet vendeve, ka të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore në mënyrë që të mundësohet një komunikim dhe një transport normal mes vendeve të Ballkanit. Problemet e shumta janë pikat kufitare, pra në këtë rast, është edhe çështja e mënjanimit të procedurave nëpër pika kufitare”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA