Legia shtang Spartakun e Moskës me dyshen shqiptare Kastrati-Muçi

15/09/2021 20:20

Leagia e Varshavës befason Spartakun e Moskës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Europa League-s për këtë sezon (Grupi C)  falë dyshesh shqiptare Lirim Kastrati-Ernest Muçi.

Ishin pikërisht sulmuesi “dardan” dhe ish-futbollisti i Tiranës që pas kombinimit mes tyre në minutat shtesë u dhanë goditjen vdekjeprurëse moskovitëve, që nuk patën më as kohë për të reaguar, duke u dorëzuar 0-1.

Pavarësisht se topin në rrjetë e shtyu Kstrati, meritë të veçantë ka Ernest Muçi me shpërthimin e tij, që ia bëri të thjeshtë bashkëkombësit të tij realizimin e golit.

Dhe të mendosh që të dy futbollistët shqiptarë u aktivizuan në pjesën e dytë, Kastrati në të 59-tën dhe Muçi në të 83-tën. Lojtari tjetër shqiptar i afruar së fundmi nga Leagia, Jurgen Çelhaka, qëndroi në stolin e rezervave.

Top Channel