12 të vdekur dhe 410 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e IKShPK-së.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën gjithashtu me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës. Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682. Në total numri i rasteve aktive është 14.501.
Top Channel