I ftuar në Top Talk, Klevis Balliu nga Partia Demokratike, tha se ishte kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës.
Ai tha se Basha nuk duhet ta kishte marrë vendimin vetëm, por duhet të ishte konsultuar.
Balliu: Zgjedhjet në parti i kam quajtur emërim, nuk e reflektojnë meritokracinë e partisë. Sa për vendimin e fundit kam mbajtur një qëndrim pasi nuk është respektuar statuti përkatësisht , neni 27 pika 2, e cila përcakton se përjashtimet apo më saktë masë disiplinore , siç është kjo e përjashtimit të grupit, mund të vendosen vetëm nga kryesia e dëgës, nëse bëhet fjalë për një degë të caktuar. Tani këto janë vendime që duhen marrë së bashku, se kur humbim , humbim sëbashku, nuk humb një njeri.
Ndaj unë e kam mbështet Lulzim Bashën në zgjedhjet e fundit , se nuk e quaj përgjegjësi të tij, por të të gjithëve. Në mendimin tim një parti demokratike duhet të vlerësoje diskutimin . Zgjidhja janë zgjedhjet, hidhe në votim si e mendon.
Përjashtimi nga grupi i Berishës nuk ishte një gjë e zakonshme, as e pritshme për asnjë demokrat nuk ka qenë pasi kemi parë qëndrimit publike të lidershipit.
Çështja është ta zgjidhim , nuk e kemi problemin me njëri tjetrin , por me një njeri tjetër, me një qeveri. Dhe për sa kohë ne merremi me njeri tjetrin, ai do vazhdojë punën. Dhe zgjidhja janë zgjedhjet për këtë çështje , me referundum , ta votojë partia.
Top Channel