E njohur si “Nusja e ISIS-it”, Shamima Begum u shfaq me një pamje krejt ndryshe në intervistën e saj të parë të drejtpërdrejtë televizive, në të cilën lutej që ta lejonin të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar.
Me kapele Nike dhe buzëkuq, ajo ka apeluar në emisionin “Good Morning Britain” për dhembshuri. Ndërsa fliste nga një kamp refugjatësh sirian në një lidhje direkte në studion e Susanna Reid dhe Richard Madeley, 22-vjeçarja u përpoq të shfaqej me flokët e saj të gjatë të lëshuar si një vajzë normale. Ajo tha se ka rreth një vit që e ka hequr perçen.
“E hoqa për veten time. ndihesha shumë e kufizuar me të, nuk ndihesha rehat”, është shprehur Shamima. Vajza u largua nga Mbretëria e Bashkuar kur ishte 15 vjeçe dhe iu bashkua ISIS-it në Siri. Katër vjet më vonë, qeveria britanike ia hoqi nënshtetësinë dhe vendosi që ajo të mos kthehej më kurrë në atdhe. Shamima thotë se i vjen keq për çdo vendim që ka marrë që kur hyri në Sirim ndërsa pretendon se ishte thjesht një adoleshente dhe nuk e dinte se po bashkohej me një ‘kult të vdekjes’.
“I vetmi krim që kam kryer ishte padija, sepse nuk e dija ç’po bëja kur iu bashkova ISIS”, është shprehur ajo, ndërsa shtoi se po ta lejonin të kthehej, do të ndajë çdo njohuri që ka mbi terrorizmin.
Top Channel