Ish-modelet franceze kërkojnë ndryshim të ligjeve seksuale për abuzimet e të shkuarës (fotot)

15/09/2021 17:09
Ish-kodelet Carré Otis e Lesa Amoore deshmuan ne Paris

Një grup ish-modelesh në Francë kanë bërë thirrje sot që parlamenti të anullojë afatet kohore që përcaktojnë se deri sa kohë pas abuzimit mund të denoncohen sulmet seksuale.

Dy gratë, duke përfshirë dhe ish-supermodelen Carré Otis, thonë se janë sulmuar seksualisht ose përdhunuar nga përfaqësues të agjencive të modelingut më shumë se 20 vjet më parë.

Sipas ligjeve franceze, për to ka kaluar koha kur mund të denonconin sulmet për nisjen e procedurave kriminale.

Por gratë insistojnë se “përdhunimi nuk duhet të ketë datë skadence”.

Disa prej tyre kanë udhëtuar në Paris për të dëshmuar para senatit francez, duke kërkuar ndryshimin e ligjeve.

Në takimin e tyre me senatoren Nathalie Goulet, ish-modelet Lesa Amoore, Thysia Huisman e Laurie Marsden, kërkuan zgjerimin ose heqjen e afatit kohor për denoncim te autoritetet të abuzimeve seksuale.

Otis tha në takim se i ishin nevojitur “dekada për të pranuar me veten atë që më ndodhi, dhe të flas publikisht për të”, duke iu referuar përdhunimit nga kreu i agjencisë së modeleve ‘Elite’, Gerald Marie.

Ky i fundit mohon fuqimisht akuzat.

Ajo tha në seancë se “sistemi i drejtësisë kriminale nuk i shërben gjithmonë interesave të të mbijetuarve” dhe se “ligjet në SHBA e vende të tjera të botës reflektojnë më mirë natyrën dhe eksperiencën e abuzimit seksual”.

Nathalie Goulet tha se kërkonte një version francez të ligjit amerikan “Për Viktimat e Mitura të New York”, që ka një klauzolë për heqjen e kufizimeve të akuzave të vjetra të abuzimit.

Një ditë para se koha e kufizimeve të skadonte, Otis ngriti padi kundër Gerald Marie.

Senatorja Goulet u tha grave: “Ne dy javët e ardhshme do të kemi një diskutim ku ndoshta do të kemi mundësinë të vendosim një amendament dhe të diskutojnë subjektin”.

“Ne kemi mendim të njëjtë për statutin e kufizimit kohor, por gjithsesi duhet të jemi realistë”.

Por Madame Goulet ua preu disi hovin grave kur tha: “Është e qartë se ju doni ndryshime të rregullave por kjo nuk mund të jetë për të kaluarën, do të jetë për të ardhmen, nëse arrijmë të kemi sukses”.

Drejtuesja e grupit ‘Model Alliance’, Sara Ziff, tha në takim se për fat të keq “industria e modës është e njëjta që ka qenë dhe 30 vjet më parë”.

Ndërkohë autoritetet franceze kanë nisur hetime ndaj Gerald Marie pasi deri tani 14 gra kanë deklaruar ndaj tij akuza përdhunimi ose sulmi seksual.

Një tjetër agjent i njohur modelesh në Francë, Jean-Luc Brunel, po hetohet për akuza të ngjashme ndaj vajzave të nën moshë.

Edhe Brunel, i cili mbahet i ndaluar, mohon akuzat.

Laurie Marsden thotë se në 1982, Marie tentoi ta përdhunonte në një festë.

Gruaja është tashmë punonjëse e kualifikuar sociale dhe thotë se është e rëndësishme të njihet trauma e viktimave të industrisë së modës.

“Kam punuar me të mbjetuara nga trauma këto 20 vitet e fundit dhe dua të flas se përse gratë kanë nevojë për shumë vite para se të flasin, prej frikës e turpit që shkakton sulmi seksual”.

FOTO GALERI
2/6
Nga majtas djathtas, Ebba Karlsson, Anne-Claire LeJeune e Lisa Brinkworth moren pjese ne seancen ne Paris

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA